Protestat masive/ Jep dorëheqjen kryeministri serb Millosh Vuçeviç

Kryeministri serb Millosh Vuçeviç ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Ky vendim vjen pas një vale protestash masive që përfshinë Serbinë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Novi Sad ku një çati u shemb në një stacion hekurudhor duke lënë pas 15 të vdekur.

Vuçeviç deklaroi se politika së cilës i përket, partia që ai drejton, partia që fitoi, duhet të tregojë shkallën më të lartë të përgjegjësisë, të sjellë dhe të tregojë rregulla të reja të së drejtës në politikën serbe, të tregojë se është më e përgjegjshmja. Ai shtoi se vendimi i tij i parevokueshëm është të japë dorëheqjen si kryeministër i Republikës së Serbisë duke treguar se presidenti Aleksandër Vuçiç pranoi vendimin dhe argumentet e tij.

“Kjo politikë të cilës i përkas, partia që unë drejtoj, partia që fitoi, duhet të tregojë shkallën më të lartë të përgjegjësisë, të sjellë dhe të tregojë rregulla të reja të së drejtës në politikën serbe, të tregojë se është më e përgjegjshmja.

Pas kësaj ngjarjeje mbrëmë në Novi Sad, vendimi im i parevokueshëm është të jap dorëheqjen si kryeministër i Republikës së Serbisë. Kam pasur një takim të gjatë me presidentin Vuçiç, ai pranoi vendimin dhe argumentet e mia”, tha ai.

Dorëheqja e Vuçeviç shënon largimin nga detyra të zyrtarit më të lartë që nga përhapja e protestave masive në të gjithë Serbinë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top