Driloni reagon për herë të parë pas fitores në Big Brother VIP Kosova

Drilon Rama u shpall fituesi i sezonit të tretë të “BBVK”.

Përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në “Instagram” ai falënderoi të gjithë për mbështetjen.

“Ky është vetëm fillimi” shkroi ndër të tjerash duke paralajmëruar risi të reja nga ai.

“Synimi im i madh mbetet i njëjtë – të arrij majat në sportin e boksit dhe të bëhem kampion bote”, theksoi ai.

Më poshtë keni postimin e plotë:

“Përshëndetje të gjithëve!

Dua t’ju falënderohem nga zemra për gjithë mbështetjen që më keni dhënë gjatë kësaj aventure të paharrueshme në Big Brother. Suksesi dhe fitorja ime janë falë jush, publikut, që qëndruat gjithmonë pranë meje. Ky udhëtim më ka hapur shumë dyer dhe më ka dhënë motivimin për të vazhduar drejt qëllimeve të mia.

E di që ky është vetëm fillimi, dhe synimi im i madh mbetet i njëjtë – të arrij majat në sportin e boksit dhe të bëhem kampion bote. Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi. Me mbështetjen tuaj, gjithçka është e mundur.

Përpara, bashkë drejt fitoreve të reja!”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top