30 vite nga shqelmi i famshëm i legjendës Eric Cantona

Ndodhi më 25 janar 1995, 30 vite më parë: dukej si një ndeshje si çdo tjetër, në atë Premier League që ishte në rrugë për t’u bërë Liga më e mirë në botë. Manchester United i Alex Ferguson-it, skuadra dominuese e asaj kohe, vizitonte Selhurst Park, stadiumin e Crystal Palace.

 

Ishte një ndeshje e ashpër dhe e tensionuar, me më shumë baltë se bar, topa të gjatë dhe ndërhyrje të forta. Lojtari më i mirë i United, Eric Cantona, gjithmonë i vënë në shënjestër nga mbrojtjet kundërshtare, ankohej vazhdimisht te gjyqtari. Ai përballet me kundërshtarët dhe godet një lojtar të Crystal Palace, Richard Shaw. Merr kartonin e dytë të verdhë dhe drejtohet drejt dhomave të zhveshjes, i dorëzuar.

I dorëzuar? Jo edhe aq.

 

Dhe ja ku ndodh: ndërsa bie një shi fyerjesh dhe sharjesh mbi të (karizmatik dhe arrogant, Cantona zakonisht nxiste urrejtje nga kundërshtarët), francezi nuk dorëzohet dhe përgjigjet. Papritur, lëshon një goditje fluturuese ndaj njërit prej tifozëve që e fyenin. E godet gjithashtu me disa grushte, derisa pjesëtarët e sigurisë arrijnë ta largojnë.

(Më vonë u mor vesh se tifozi që e fyente nga tribuna ishte njëfarë Matthew Simmons, i cili kishte zbritur dhjetë rreshta në tribunë për të fyer Cantonan, duke i bërtitur të kthehej në vendin e tij sepse “vjen erë hudhre”, mes fyerjeve të tjera. Më pas u zbulua gjithashtu se Simmons kishte precedentë penalë dhe mbështeste ide raciste).

Eric Cantona u ndëshkua ashpër: fillimisht nga vetë klubi i tij, që e përjashtoi nga skuadra pa një datë kthimi. Më pas, nga drejtësia, e cila e dënoi me 120 orë punë në komunitet. Gjithashtu, nga FA, që e dënoi me tetë muaj përjashtim nga futbolli.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top