Milani po mbledh 40 milionë për transferimin e madh të janarit

Kuqezinjtë do të përpiqen të paraprijnë ardhjen e Santiago Gimenez, objektivi i parë i sulmit për verën. Nevoja për t’i dhënë Konseisaos një qendërsulmues “të vërtetë” është e dukshme dhe kështu që në klubin kuqezi u vendos që në këto orë të tentohet me Fejnordin gatishmëria për të bërë një shitje të menjëhershme të sulmuesit meksikan.

Një bomber që kushton jo më pak se 35-40 milionë euro. Prandaj kërkohet autorizimi nga fondi “Elliott” që një marrëveshje të jetë përfundimtare nëpërmjet një hauazimi me detyrim blerje për një lojtar i cili vetëm 48 orë më parë shënoi një dopjetë kundër Bajernit dhe e la fatin e tij në dorë të Zotit.

Çdo transfertë bankare që do të dërgohej në Holandë do të ishte një transfertë e madhe. Për këtë arsye, Milani synon të mbledhë para duke përshpejtuar frontin e shitjeve të cilat janë ndërlikuar nga dëmtimit i Emerson Rojalit. Kuqezinjtë, nga ana tjetër, kërkojnë të paktën 15 të cilave do t’i shtoheshin paratë e një shitjeje të mundshme të Okaforit dhe ndoshta edhe Pavloviçit për të cilin Fenerbahçe ka ofruar zyrtarisht 20 milionë euro.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top