Matthew Perry heq komentet fyese për Keanu Reeves: I kërkoj falje

Matthew Perry ka vendosur të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në botimet e ardhshme të kujtimeve të tij, Friends, Lovers, and Big Terrible Thing. Aktori thotë se do heq komentet fyese që ai bëri përKeanu Reeves.

Perry u paraqit të shtunën në Festivalin e Librave në Los Angeles Times, ku ai adresoi fyerjet në dukje të rastësishme kundër Reeves në kujtimet e tij dhe tha se ribotimet dhe botimet e ardhshme nuk do të përfshijnë vërejtjet. “Unë thashë një budallallëk. Ishte një gjë e keqe ajo që bëra,” pranoi Perry gjatë një paneli diskutimi në auditoriumin Bovard të USC, sipas LA Times. “E tërhoqa emrin e tij sepse jetoj në të njëjtën rrugë”.

Në kujtimet e tij, aktori bëri disa vërejtje të çuditshme për Keanu në kontekstin e miqësisë së tij me të ndjerin River Phoenix. Ai shkroi, “River ishte një njeri i bukur, brenda dhe jashtë. Shumë i bukur për këtë botë. Gjithmonë duket se janë djemtë me të vërtetë të talentuar që shkojnë poshtë. Pse mendimtarët origjinalë si River Phoenix dhe Heath Ledger vdesin por Keanu Reeves ende ecën mes nesh?” Ai bëri një tjetër koment të ngjashëm kur foli për vdekjen e Chris Farley nga një mbid0zë dr0ge.

“Unë i kam kërkuar falje publikisht atij. Çdo version i ardhshëm i librit nuk do të ketë emrin e tij në të,” zbuloi Matthew të shtunën, duke shtuar se ai nuk ka pasur mundësinë të kërkojë falje personalisht, por, “nëse e takoj, do të kërkoj falje. Ishte thjesht marrëzi.”

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top