Finalja e madhe e Big Brother Vip Kosova zhvillohet sot në Prime-in e fundit të shtëpisë më të famshme në Kosovë. Xheneta, Driloni, Sara, Xuxi dhe Vullneti janë finalistët që kërkojnë fitoren dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurove.
Në darkën e finalistëve, Xheneta u shpreh se e meriton të dalë fituese e Big Brother VIP Kosova 3.
”Në këtë Big Brother ka pasë femra të guximshme, unë jom kanë ndër femrat ma të guximshme dhe kam tregu Xhenetën që nuk është frikësu asniherë me shpreh mendimin e vet. Kam rreziku ma shumë se gjithë banorët e tjerë mrena edhe menoj që e meritoj unë fitoren”, u shpreh Xheneta.
Kujtojmë se fitues të dy edicioneve paraprake të këtij formati ishin Stresi dhe Lumbardhi.