Stuhia Eowyn godet Britaninë e Madhe, mbyllen shkollat

Stuhia Eowyn ka goditur Britaninë e Madhe teksa shkollat dhe shërbimet hekurudhore janë mbyllur. Sipas mediave të huaja, dhjetëra fluturime nga aeroportet e Glasgow, Edinburg dhe Dublin janë anuluar mëngjesin e sotëm.

Autoritet publike kanë lëshuar deklarata duke paralajmëruar qytetarët që të udhëtojë vetëm në raste nevoje emergjente. Po ashtu rreth 4.5 milionë njerëzve në pjesë të Irlandës së Veriut dhe Skocisë iu dërgua një alarm urgjent në telefonat e tyre celular të enjten në mbrëmje. Ndërkohë, Irlanda e Veriut është e përgatitur për erërat më të forta që nga viti 1998, tha policia.

“Sistemi i alarmit të urgjencës do të dërgojë një mesazh për çdo telefon celular të përputhshëm në zonat më të rrezikuara, duke përmbajtur informacione rreth paralajmërimeve të motit dhe udhëzime se si të qëndroni të sigurt”, paralajmëruan autoritet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top