Rama e pranon: Nuk jemi në kushtet që t’u themi shqiptarëve që jetojnë jashtë të kthehen

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Durrës, duke u ndalur edhe tek pagat e punonjësve.

Gjithashtu Rama komentoi edhe largimin e shqiptarëve, ndërsa u shpreh se sot Shqipëria nuk është në kushtet që t’u thotë shqiptarëve që tashmë jetojnë jashtë, të kthehen.

Kemi hyrë në një kohë lufte për mish njeriu. Vendet e zhvilluara do të bëjnë çmos të thithin sa më shumë njerëz. Nuk ka. Ndaj ne duhet që jo vetëm të mos humbim krah pune më shumë, por duhet të kthejmë pas edhe ata që kanë ikur. Por ne sot nuk jemi në fazën që t’u themi shqiptarëve që janë jashtë, kthehuni sepse ja vlen.

Por ata që e kanë pasur një siguri këtu është ndryshe. Historia që të gjithë duan të punojnë në shtet, ka aspektin e mungesës së informacionit, apo të marr një pagë të mirë, edhe në zyrë luaj letra në kompjuter dhe të dal ke kafja. Ne pagat minimale do t’i rrisim, por nuk është kjo çështja”, tha Rama.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top