Lecce refuzon ofertën e lartë të Man Utd për Patrick Dorgu

Klubi italian, Lecce thuhet se ka refuzuar një ofertë të lartë nga Manchester United për yllin e tyre, Patrick Dorgu, i cili pëlqehet edhe nga klube tjera.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Lecce ka refuzuar ofertën e Manchester United për lojtarin e tyre të gjithanshëm, Patrick Dorgu.

Djajtë e Kuq ofruan 27 milionë euro plus bonuse për lojtarin, por oferta nuk ishte e pritshme nga Lecce.

Klubi i Serie A thuhet se është në pritje për një ofertë afër 40 milionë euro për të lënë të lirë yllin e tyre.

Napoli është gjithashtu i interesuar për Dorgun, me vetë lojtarin të hapur për një lëvizje. Negociatat janë në vazhdim.

Dorgu ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asistim në 22 ndeshje për Lecce këtë sezon.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top