Aksident tragjik në Kanada, humb jetën 25-vjeçarja shqiptare

Aksidenti tragjik ndodhi më 20 janar kur makina ku Agnesa Shukulli udhëtonte përfundoi në liqenin e Ontarios, pranë Lakeshore Boulevard East.

Një 25 vjeçare humbi jetën tragjikisht në një aksident të rëndë automobilistik në Toronto të Kanadasë.

Kur mbërritën forcat zjarrfikëse, njëri u gjet në çatinë e makinës, ndësa tjetri ishte ende brenda makinës. Të dy personat u shpëtuan, tha policia, duke shtuar se si djali dhe vajza u dërguan në spital.

Vajza nuk mundi të mbijetonte plagëve por ndërroi jetë në spital.

Në nëntor të 2021, Agnesa erdhi në Kanada për t’iu bashkuar motrës së saj, Anxhela. Një vajzë e re me ëndrra të mëdha për të ndërtuar një jetë më të mirë, për të ndihmuar prindërit e saj në Shqipëri dhe për të krijuar një të ardhme plot shpresë që fatkeqësisht nuk përfundoi e tillë.

Familja e saj tani po përballet me dhimbjen e paimagjinueshme të humbjes së një prej njerëzve të tyre më të shtrenjtë. Përveç kësaj, ata po përballen me sfidën financiare të kthimit të trupit të vajzës së tyre në Shqipëri, në mënyrë që të prehet në paqe në atdheun e saj.

Familjarët kanë hapur një go fund për të mbledhur të ardhura për kthimin e trupit në Shqipëri.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top