Vendos Gjykata: Princ Leka fajtor, por ai dhe ish-vjehrri nuk shkojnë në burg

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për Princ Lekën, Elia Zaharinë dhe babain e saj, Gjergj Zaharia lidhur me skandalin në familjen mbretërore.

Gjyqtarja Migena Laska dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove.

Princ Leka u dënua për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia dhe babait të saj, Gjergj Leka.

Togat e zeza dënuan me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elia Zaharisë, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë. Gjykata urdheron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e tij në shërbim prove për një periudhë prej 1 vit e 40 ditë, me kusht që gjatë kohës së provës, i pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

“Deklarimin e pafajshme të të pandehurës Elia Zaharia Zogu, pēr veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i K.Penal në dëm të Leka Zogu në bazë të nenit 388/1/ b të K. Pr. Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale”, thuhet në vendim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top