Rikthehet Champions: Dortmund, Juventus e Atletico Madrid me sytë nga playoff

Faza e kampionatit të Champions League po hyn në periudhën e saj më intensive me dy ndeshjet e fundit, të cilat do të përcaktojnë renditjen zyrtare. Në lojë është kualifikimi i drejtpërdrejtë për në fazën e 1/8-ave të finaleve, si dhe hyrja në playoff, që mund të sjellë surpriza të mëdha. Ndeshjet do të nisin nesër, të martën më 21 janar, me sfidat e para që luhen në orën 18:45, ndër të cilat spikat përballja Atalanta-Sturm Graz, ndërsa në orën 21:00 do të zbresin në fushë edhe Brugge-Juventus dhe Bologna-Borussia Dortmund.

LUHET KUALIFIKIMI
Sot dhe nesër rikthehet Champions League me një javë që, duke qenë parafundit e fazës së grupeve, parashikohet të jetë vendimtare për skuadrat tona, përjashtuar Bolonjën që tashmë është jashtë garës. Ndeshjet nisin sonte pikërisht me kuqeblutë që presin Borussia Dortmund, duke luajtur për nder dhe për të provuar të arrijnë fitoren e parë në këtë sezon evropian. Vëmendja kryesore do të jetë te Atalanta-Sturm Graz dhe Brugge-Juventus, pasi si Gasperini ashtu edhe Thiago Motta mund të sigurojnë të paktën playoff-et me një fitore.

Të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga njëmbëdhjetë pikë në tetë ndeshjet e para, çka aktualisht u garanton një vend në playoff me synimin për të arritur në Top 8. Përveç Liverpool dhe Barcelona, janë plot njëmbëdhjetë skuadra me 13 pikë (ndër to Inter) dhe 12 pikë (mes tyre Milan), një renditje shumë e ngjeshur që i lejon Atalantës, e cila në ndeshjen e fundit luan në Barcelonë, dhe Juves, që pret Benfikën në shtëpi, të ëndërrojnë edhe kualifikimin e drejtpërdrejtë. Prandaj, fitorja sonte është vendimtare, në mos thelbësore.

Atalanta do të zbresë në fushë në orën 18:45 kundër një Sturm Graz që ka ndryshuar shumë gjatë merkatos dhe është në pauzë nga kampionati austriak. Ky është një takim i përballueshëm për teknikun Gasperini, i cili pritet të hedhë në fushë treshen sulmuese Lookman-Retegui-De Ketelaere. Lajme të mira për Juventus, që luan në orën 21:00, me teknikun Thiago Motta që ka rikuperuar Conceiçao, Yildiz dhe McKennie. Po në orën 21:00, Bologna pret Borussia Dortmund, një skuadër që nuk është në formën më të mirë, ndërsa kuqeblutë vijnë nga një barazim me Interin dhe një fitore ndaj Monzës. Italiano kërkon fitoren e parë evropiane për t’i dhuruar një gëzim tifozëve në Dall’Ara.

League Stage Champions League
18:45 AS Monaco – Aston Villa
18:45 Atalanta – Sturm Graz
21:00 Atletico Madrid – Bayer Leverkusen
21:00 Benfica – Barcelona
21:00 Bologna – Borussia Dortmund
21:00 Club Brugge – Juventus
21:00 FK Crvena Zvezda – PSV Eindhoven
21:00 Liverpool – Lille
21:00 Slovan Bratislava – VfB Stuttgart

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top