Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donal Trump në fjalimin e tij në Capitol Hill me marrjen e detyrës, tha se tashmë në Amerikë do të njihen dhe ekzistojnë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Sipas Trump, nga sot do të marrë fund epoka e trasngjinisë, duke bërë që SHBA të njohë vetëm dy gjini, burrë dhe grua.
“Do të nxjerr një urdhër që kapërcen censurën dhe që kthen fjalën e lirë te amerikanët. Asnjëherë më parë, asnjëherë më fuqia e shtetit s’do të përdoriet si armë kundër kundërshtarëve politikët, këtë e kam hequr në veten time. Do të krijomë një sistem të paanshëm.
Ligjin e rendin do e kthejmë në qytetet tuaja. Këtë javë do t’i jap fund politikës qeveritare për të futur elementin e racës e gjinisë në çdo aspekt të jetës private. Do farkëtojmë një shoqëri që nuk bën dallim në ngjyrën e lëkurës, por në merite.
Nga sot kjo do të jetë politika, se ka vetëm dy gjini në SHBA, mashkull dhe femër. Këtë javë do të kthej në detyrë personat që u përjashtuan nga Forcat e Armatosura, për shkak se nuk bënë vaksinën anticovid. Gjtha do të nënshkruaj një urdhër, i cili nuk lejon që oficerët të bëhen pjesë e eksperimenteve ndërkohë që janë në detyrë. Fokusi i tyre, mposhtja e armiqve të Amerikës” tha Trump.