Trump: Zoti ma kurseu jetën për një arsye!

Në fjalimin e tij inaugurues si president i SHBA-ve, Donald Trump u ndal te sulmi me armë zjarri që u bë ndaj tij disa muaj më parë. Trump tha se Zoti e shpëtoi nga vdekja për ta bërë Amerikën sërish të madhe.

Trump: Nga sot vendi ynë do të respektohet në të gjithë botën. Do të krijojmë një vend krenar dhe të fortë. Unë do ta vendos Amerikën të parën. Sot kemi një sistem arsimor që i mëson fëmijëve të kenë turp për vetën e tyre apo të urrejnë vendin tonë. E gjithë kjo do ndryshojë së shpejti, duke nisur nga sot.

Zgjedhja ime e fundit është për të ndryshuar tradhtitë që kanë ndodhur dhe për t’i kthyer popullit tonë lirinë, besimin demokracinë dhe tani më fundi i Amerikës përfundon. Liberitë tona nuk do u mohohen më qytetarëve. Jam sfiduar shumë dhe kam mësuar që rrugëtimi për të rimarrë republikën tonë nuk është e lehtë, janë përpjekur edhe për të më marrë jetën , një plumb goditi veshin tim, por unë besoj se jeta m’u kursye nga zoti për ta bërë Amerikën serish të madhe.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top