Wanda Nara ka treguar para gjykatësit në Buenos Aires se ish-burri i saj, Mauro Icardi, posedon video të tyre në situata intime të regjistruara nga kamerat e sigurisë. Një kapitull i ri i telenovelës Mauro Icardi-Wanda Nara është shtuar, me këtë të fundit që ka pranuar se ka frikë nga ish-bashkëshorti për shkak të materialeve me përmbajtje erotike që ai posedon.
Deklaratat e Wanda Nara
“Siç e kam përmendur edhe në denoncim, kam shumë frikë. Jam nënë e pesë fëmijëve, tre prej të cilëve janë adoleshentë dhe ata kanë qenë dëshmitarë të kërcënimeve,” – raportojnë mediat argjentinase fjalët e showgirl-it para gjykatësit në Buenos Aires. “Shumë miq dhe të afërm e dinë këtë. Në një apartament në Milano kishim kamera të drejtuara direkt nga krevati,” – ka vazhduar ajo.
“Sjellja e tij ka qenë e tillë për 12 vite të lidhjes sonë. Ai ka shumë imazhe, jo vetëm video. Shpesh kam qenë e zemëruar për këtë. Edhe miq dhe të afërm kanë parë këto imazhe të privatësisë sonë. Ato u janë treguar shumë personave përreth meje. Po flas për foto dhe video me përmbajtje seksuale të miat me të ose me njerëz të tjerë. Ai nuk ka ndaluar kurrë së regjistruari”.
Më pas, Wanda ka treguar për kamerat e fshehura: “Më ka ndodhur të gjej kamera edhe këtu, në shtëpinë ku jetoj me fëmijët, me mikrofona për të cilët nuk kisha dijeni. I vetmi që i menaxhon këto kamera është ai. M’i ka dërguar disa video si kërcënim, disi për të thënë ‘Shiko çfarë kam’. M’i dërgonte me opsionin që mund t’i shihja vetëm një herë në bisedë”.
Wanda është vazhdimisht në qendër të thashethemeve pas deklaratave të ish-bashkëshortes së Keita Balde, videos ku ajo shihet duke kërcyer me futbollistin senegalez dhe ndarjes nga reperi L-Gante.