Video/ Balaj i pandalshëm, Vllaznia poker në Korçë: fitore në kujtim të Sabah Bizit

Në nderim të Sabah Bizit, legjendës shkodrane të ndarë nga jeta dy ditë më parë e i kujtuar me një minutë heshtje në Korçë, Vllaznia shkatërron 0-4 Skënderbeun, duke mbajtur hapin e kryesuesve.
Shkodranët e Tomas Brdariç dhanë një mesazh force në javën e 21-të të Superiores, duke dërrmuar bardhekuqtë e Gjokës, ende në kërkim të një fitore. Protagonist absolut ishte Bekim Balaj, i cili realizoi një tregolësh, që e shkëput edhe më tepër në krye të golashënuesve në garë për Këpucën e Artë. Golin tjetër për Vllazninë e shënoi Mala.

Sulmi i shkodranëve ishte më shumë se efikas dhe ka fatin të ketë përpara një finalizues klasik. Balaj shënoi një tregolësh në Korçë, duke arritur në kuotën e 13 golave në kampionat. Madje Balaj mund të dilte nga Korça me një kuotë edhe më të mirë, sepse pa t’i anulohet një gol nga arbitri Xhaja. Pas dygolëshit ndaj Tiranës në Klasike, vjen një trigolësh që konfirmon dhe njëherë formën e jashtëzakonshme që po kalon 34 vjeçari. “Duhet të shohim ndeshje pas ndeshje, javë pas jave – u kujdes tekniku i Vllaznisë Brdaric -. Të kemi sa më shumë balanca, na duhen sa më shumë lojtarë deri në fund. Pamë vjet në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit se çfarë mund të ndodh kur nuk kemi grupin e plotë. Duhet të jemi sa më të përgatitur për këtë”.

Kuqeblutë në fakt treguan një lojë kolektive të rëndësishme, pavarësisht shkëlqimit të Balaj. Në listën e shënuesve u regjistrua edhe Esat Mala, që shënoi golin e qetësisë. Pa harruar se mesfushori dhe një asist dhe fitoi një 11 metërsh. “3 pikë shumë të rëndësishme sot – tha tekniku Brdaric -. Në fund duket çdo gjë e lehtë kur ke rezultatin. Fusha nuk ishte në kondicionin e duhur. Kushtet nuk ishin aq të mira. Strategjia jonë funksionoi në fund. Jemi mjaft të gëzuar për këtë fitore”.

Skënderbeu nga ana tjetër nuk tregoi asgjë në fushë dhe u dominua tërësisht. As prurjet e reja nuk sollën ndryshim, me përjashtim të Estrellas që u përpoq disi dhe një rasti të krijuar nga Liquinhas. Gjoka ndodhet në fund të tabelës dhe ka problem shumë të mëdha për të zgjidhur në mënyrë që të arrijë një shpëtim, që për momentin duket i komplikuar. “Nuk kam koment për penalltinë, nuk e gjykoj dot unë. U bë fakt, u dha penallti dhe ndoshta na prishi ekuilibrat. Rashica nuk është më lojtar i jonë, ne e dimë mirë që shumë lojtarë psikologjikisht ndoshta ndikon. Pjesa tjetër teknike, diskutojmë. Unë erdha dhe mora përsipër këtë situatë, ta lëmë faturën në fund. Ndoshta gjërat mund të ndryshojnë”, tha tekniku i korçarëve.

Falë këtij triumfi Vllaznia u ngjit në kuotën e 37 pikëve, po aq sa Partizani i vendit të parë. Ndërkohë që Skënderbeu i Gjokës, është zhytur në fundin e tabelës me 16 pikë në 21 javë dhe një golavarazh –14. Në duelin e radhës Skënderbeu do të presë Teutën ndërsa Vllaznia luan në shtëpi ndaj Egnatias.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top