Komunikimet e politikanëve në SkyEcc, Altin Dumani: Është arrestuar Jurgis Çyrbja!

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani është shprehur se ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja është shembull i politikanit të arrestuar nga komunikimet në SkyEcc.

Në një takim informal me gazetarët, kreu i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se “ju garantoj se në mometin që konstatohet një person dhe kemi prova do të marrim vendimet tona”.

Drejtuesi i SPAK, Dumani shtoi se Prokuroria e Posaçme arrin që të ndajë provën nga thashethemi, duke shtuar se “jemi sa më objektiv”.

Altin Dumani: Nuk është e vërtet që s’ka arrestime të politikanëve, pasi kemi ish-deputetin Jurgis Çyrbja të arrestuar. Ne nuk kemi në dispozicion të gjithë databazën e SkyEcc, në vijimësi ne kërkojmë kode të tjera kur na dalin në bazë të hetimeve që kemi. Në bazë të rezultateve të deri tanishme nuk na ka dalë lidhja direkte. Ne si institucion jemi të vëmendshëm që të ndajmë provën nga thashethemi, duke u përpjekur që të jemi sa më objektiv.

Tashmë kemi edhe një vendim të gjykatës kushtetuese në lidhje me këtë çështje, ne po presim vendimin e arsyetuar për të parë argumentet. Në përpiqemi qe të mos kemi në dispozicion vetëm komunikimet në SkyEcc, por ti lidhim ato edhe me prova të tjera. Ju garantoj që në momentin që konstatohet kudo person, e kemi prova do të marrim vendimet tona.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top