Vota e Diasporës/ Kuvendi sot në seancë plenare

Pas pushimeve dhe festave të fundvitit, Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet punës, ditën e sotme. Këtë të hënë Kuvendi hap punimet e Sesionit të VIlI, të Legislaturës së X, e cila do të vijojë punimet deri në mars, për t’ia lënë më pas vendin përgatitjeve për votimet e 11 majit që do të zgjedhin parlamentin e ri.

Zyra e shtypit të Kuvendit, njofton se seanca plenare do mbahet sot pasdite në orën 17:00.

Përplasjet dhe bojkoti përkohësisht janë harruar dhe deputetët e të gjitha palëve do të përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët për disa nisma. Sfida më e afërt, është ajo për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, që imponohet nga realizimi i votës së diasporës, proces historik që implementohet për herë të parë në këto zgjedhje.

PD e PS duhet të bashkojnë votat për disa ndryshime, që lidhen sa me anët teknike, aq edhe politike të procesit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top