Betimi i presidentit të 47-të/ Trump merr sot drejtimin e SHBA-së

Ditën e sotme presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të marrë detyrën, duke u bërë kështu kreu i 47-të i shtëpisë së Bardhë. Ceremonia do të zhvillohet në ambientet e brendshme të Kapitolit, kjo për shkak të temperaturave shumë të ulëta. Masa të rrepta sigurie janë marrë për mbarëvajtjen e kësaj ceremonie të rëndësishme që do të përcillet në të gjithë botën.

Dita e inaugurimit të Donald Trump do të nisë me një shërbim në Kishën e Shën Gjonit, në sheshin Lafayette, një kishë historike në Uashington DC, e ndjekur nga çaji në Shtëpinë e Bardhë. Shfaqjet muzikore dhe fjalët e hapjes do të fillojnë në skenën kryesore të ngjarjes – e vendosur në lëndinë perëndimore të ndërtesës së Kapitolit të SHBA. Kjo do të pasohet nga:
-Betimi i Trump dhe Vance si dhe fjalimi inaugurues në të cilin presidenti do të përcaktojë qëllimet e tij për katër vitet e ardhshme

-Trump më pas do të shkojë brenda në dhomën e Presidentit – pranë dhomës së Senatit – për të nënshkruar dokumentet kryesore

-Më pas ai do të marrë pjesë në një drekë të organizuar nga Komiteti i Përbashkët i Kongresit për Ceremonitë Inauguruese

-Kjo pasohet nga një paradë që shkon nga ndërtesa e Kapitolit poshtë Pennsylvania Avenue në Shtëpinë e Bardhë

-Më vonë në mbrëmje, Trump do të shfaqet në tre ballo inauguruese në të gjithë qytetin – Ballon e Komandantit të Përgjithshëm, Ballon Inaugurues të Lirisë dhe Ballon Starlight.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top