Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka “ngritur” temperaturat me fotot e nxehta në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Me një pamje që përcjell energji pozitive dhe vetëbesim, Xhensila ka postuar disa imazhe në pishinë, ku duket në formë të shkëlqyer, veshur me bikini që i përshtaten linjave të saj trupore perfekte.
Artisja ka bërë bashkë me të fëmijët e saj Amen dhe Ajka, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe familjare. Në çdo foto, buzëqeshja e saj e ndritshme e bën atë të duket edhe më tërheqëse.
“Aventurë me engjëjt e mi”, ka shkruar Xhensila krahas imazheve, duke shprehur dashurinë dhe kënaqësinë që ndjen për momentet e kaluara me fëmijët e saj.