GJKKO rrëzon kërkesën e ish ministrit Beqaj për zëvendësim të masës së sigurisë

Ilir Beqaj do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi GjKKO i rrëzoi kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg” lidhur me hetimet për abuzimet me fondet e BE në SASPAC.

Avokati i ish-ministrit të shëndetësisë, njëherësh ish drejtorit të SASPAC, kërkoi zëvendësim mase me argumentin se nuk është marrë ende i pandehur nga SPAK dhe se nuk ka rrezik për t’u larguar duke qenë se Beqaj është treguar bashkëpunues. Vendimi u mor nga gjyqtarja Rudina Palloj në seancën e kësaj të premte, e cila nisi në orën 09.30.

Ish-drejtuesi i SASPAC Ilir Beqaj është në burg prej 4 korrikut 2024 pasi Prokuroria e Posaçme dyshon se ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE, duke fryrë shifrat në qindra mijëra euro drejt kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera me përfitues vetë ish-ministrin.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top