Përfundon 2-2 ndeshja Inter-Bologna, e vlefshme për rikuperimin e fundit të javës së 19-të të Serie A. Emiljanët kaluan në avantazh pas 15 minutash me një goditje të saktë të Castro, por vendasit e përmbysën rezultatin që në pjesën e parë falë golave të Dumfries dhe Lautaro, i cili rikthehet te goli në San Siro pas më shumë se dy muajsh. Zikaltrit iu afruan disa herë golit të tretë, por Holm barazoi në minutën e 64′ dhe rezultati mbeti i pandryshuar. Bologna mbetet në prag të zonës evropiane, ndërsa Inzaghi ndalet pas gjashtë fitoreve radhazi dhe zbret në -3 nga Napoli kryesues, me një ndeshje ende për t’u rikuperuar.
Asgjë për të bërë. Kur Inter përballet me Bologna në ndeshje rikuperuese, nuk arrin të shkëlqejë. E kjo nga gabimi i Radu që i kushtoi titullin në vitin 2022 deri te dyshja Castro-Holm. Zikaltrit nuk shkuan më shumë se një 2-2 në shtëpi, përballë 63 mijë tifozëve. Argjentinasi i Bologna shënoi në pjesën e parë, Dumfries dhe Lautaro rikthyen avantazhin për Inter që në 45 minutat e para, por suedezi Holm e mbylli ndeshjen në minutën e 75′. E gjitha kjo në një ndeshje të bukur, plot raste dhe emocione.
Sommer ishte vendimtar disa herë, sidomos në pjesën e parë kur devijoi një goditje të Moros në shtyllë. Për Inter, Lautaro, Dumfries dhe Thuram patën disa mundësi të mira. Tani zikaltrit janë -3 nga Napoli i Contes, ndërsa Bologna, pas një paraqitjeje të shkëlqyer, ngjitet në kuotën e 30 pikëve (-1 nga Milan dhe -2 nga Fiorentina).