Pas disa ditësh në të gjithë Qarkun e Dibrës ka rinisur mësimi rregullisht në shkolla. Mësimi ishte pezulluar përshkak të motit të keq e cila solli bllokimin e rrugëve. Gjithashtu në disa qytete ka pasur probleme edhe me energjinë elektrike.
Autoritetet vendore kanë bërë të mundur hapjen e rrugëve nga reshjet e borës, ndërsa raportohet për 6 fshatra të bllokuara në Qarkun e Dibrës. Këto fshatra janë të njësive të thella të Lurës, Sllovës, Kalajës së Dodes, Ostrenit dhe Trebishtit.
Në rrugët nacionale të Qarkut Dibër, lëvizet pa problem si Peshkopi-Tiranë, Kukës-Peshkopi, ndërsa 50% e rrugëve rurale lëvizet vetëm me zinxhir. Energjia elektrike është rikthyer në të gjithë Qarkun e Dibrës.