Parashikimi: Mot i ftohtë, me kthjellime kalimtare

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Vranësira mesatare hera-herës të dendura do të ketë në relievet malore, në verilindje-juglindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë. Temperaturat parashikohen: në bregdet: 1/11°C në vendet e ulëta: -3 /12°C në vendet malore: -9/4°C.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top