Mourinho qahet edhe në Turqi: Historia e disa ndeshjeve është e shkruar përpara kohe

Fenerbahce mori një fitore të rëndësishme ditën e sotme në transfertë përballë Konyaspor. Sfida e vlefshme për javën e 19-të të Superligës turke, përfundoi 2-3 në favor të skuadrës që drejton Jose Mourinho.

Ndërsa pas përfundimit të duelit, ishte pikërisht tekniku portugez që mori vëmendjen me deklaratën e tij. Mourinho tha se ndeshje si kjo e sotmja nuk ndodhin shpesh në Turqi, sepse disa prej tyre janë të shkruara para kohe se si do të përfundojnë, duke sulmuar në mënyrë indirekte klubin e Galatasaray.

“Ishte një ndeshje e mirë. Ka njerëz që janë të lumtur me rezultatin, ka njerëz që janë të mërzitur. Është e trishtueshme që ndeshje të mira si kjo nuk ndodhin gjithmonë në ligën turke. Kjo sepse historia e disa ndeshjeve është e shkruar përpara kohe”, tha Mourinho.

Kujtojmë se momentalisht Fenerbahce e drejtuar nga Jose Mourinho ndodhet në vendin e dytë në tabelën e renditjes në kuotën e 42 pikëve. Ndërsa kryesimin e mban Galatasaray me 50 pikë të grumbulluara.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top