Komisionarja e BE-së: Shqipëria ka vizion të përmbyllë negociatat deri 2027-ën

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos ditën e sotme ka folur para deputetëve në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel. Gjatë fjalës së saj Kos paralajmëroi se së shpejti do të vizitojë Malin e Zi dhe Shqipërinë, vende të cilat ajo i sheh si më të avancuarat në procesin e zgjerimit.

Ajo më tej shtoi se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë vizion të mbyllin negociatat deri në vitin 2027. Kos theksoi se ata do ti mbështesin por duket një punë shumë e madhe. Sipas saj parimi i procesit të bazuar në merita duhet të jetë i vlefshëm edhe për vendet kandidate, por edhe për vendet anëtare të BE-së. Ajo shtoi se kur kandidatët t’i përmbushin kriteret, atëherë vendet e BE-së duhet të mundësojnë ecjen përpara.

“Mali i Zi ka vizion t’i përmbyllë negociatat deri më 2026 dhe Shqipëria deri në vitin 2027. Ne do t’i mbështesim ato, por duhet një punë shumë e madhe. Parimi i procesit të bazuar në merita duhet të jetë i vlefshëm edhe për vendet kandidate, por edhe për vendet anëtare të BE-së. Pra, kur kandidatët t’i përmbushin kriteret, atëherë vendet e BE-së duhet të mundësojnë ecjen përpara,” tha ajo.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top