Serbia me ambicie të mëdha, Djuric: Mund ta organizojmë takimin Trump-Putin

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Djuric, tha se Serbia është e gatshme të mirëpresë një takim të mundshëm midis presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

“Serbia mund të luajë një rol të rëndësishëm si mikpritëse. Presidenti [Aleksandar] Vuçiq ka ndërtuar një reputacion ndërkombëtar, që na mundëson të jemi vend i takimeve të tilla”, tha Djuric për Radio-Televizionin e Serbisë.

Media të ndryshme ndërkombëtare janë duke raportuar ditëve të fundit për mundësinë e një takimi të tillë, derisa Trump, i cili është zotuar se do ta përfundojë shpejt luftën e Rusisë në Ukrainë, pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më 20 Janar.

Kremlini tha të hënën se nuk ka ende ndonjë përgatitje specifike për këtë takim, ndërsa një këshilltar i Trump tha se dy udhëheqësit pritet të bisedojnë përmes telefonit në ditët ose javët në vazhdim, raporton Reuters.

Sipas BBC-së, Trump ka thënë se po organizohet një takim mes tij dhe Putinit, por nuk ka dhënë ndonjë afat kohor se kur mund të ndodhë ai. Kremlini, në përgjigje, ka thënë se është i hapur për bisedime.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top