Moti i keq në Lezhë/ Rinis edhe procesi mësimor

Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq. Edhe qyteti i Lezhës u përfshi nga reshje shiu dhe ere të fortë të cilat më pas u shoqëruan me ulje të temperaturave dhe reshje dëbore. Për shkak të ndryshimit të motit qindra banorë mbetën pa energji elektrike duke vështiruësuar akoma edhe më shumë situatën në këto ditë të ftohta. Ndërkohë sot raportohet se në pjesën më të madhe të territorit të Qarkut është bërë e mundur rikthimi i energjisë elektrike.

Grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë vijojnë të jenë sërish në terren për të riparuar defektet në zonat ku vijon të ketë probleme, kryesisht në fshatrat e Zadrimës dhe Bregut të Matës. Sot gjithashtu ka rinisur dhe procesi mësimor në shkollat ku u pezullua mësimi një ditë më parë. Në zonat e thella malore të Bashkisë Mirditë, Njësitë Administrative Fan dhe Selitë vijon të ketë prezence dëbore e shoqëruar me ngrica, por nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top