Një lokal është përfshirë nga flakët në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën “Faik Konica” pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.
Zjarri kishte marrë përmasa të mëdha, ndërsa banorët e pallatit ngjitur kishin dalë nga banesat për shkak të flakëve. Ndërkohë për fikjen e tij raportohet se janë dashur 4 makina zjarrfikëse.
Në vendngjarje është paraqitur dhe policia, ndërsa një nga banorët e pallatit ngjitur me lokalin e djegur shprehet se shërbimi zjarrfikës është vonuar 40 minuta.