Diaspora/ KQZ: Mbi 11 mijë aplikime në tre ditë, kryesojnë moshat e reja

Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për herë të parë të votojnë për zgjedhjet parlamentare pa qenë e nevojshme të vijnë fizikisht në Shqipëri. Më 11 janar ka nisur dhe procesi i regjistrimit të tyre përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i cili zgjat deri në 4 mars.

Ndërkohë nga të dhënat e fundit të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bëhet me dije se janë regjistruar 11973 aplikime, ndërsa janë miratuar vetëm 1717 prej tyre, pjesa tjetër janë ende në proces shqyrtimi.

Në aplikime dominonin me meshkujt, me 8388, ndërsa nga femrat janë regjistruar 3585 aplikime. Kryesisht aplikimet në PER janë nga moshat e reja, 25-35 vjeç. Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar shqiptarët për kalimin me sukses, apo refuzimin e aplikimit të tyre. Në rast refuzimi, zgjedhësi do të informohet se çfarë ka bërë gabim, dhe do t’i jepet mundësia të aplikojë përsëri. Procesi i regjistrimit quhet i suksesshëm kur zgjedhësi paraqet të dhëna të plota dhe kërkesa miratohet. Aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top