Mjekët e Real po kuronin Mbappé, Raphinha i heq çantën: veprimi ndez polemika

Raphinha largoi çantën mjekësore të Real Madrid nga fusha ndërsa stafi mjekësor po trajtonte Mbappé, duke i detyruar ata të largoheshin nga fusha dhe duke e bërë që loja e finales së Superkupës së Spanjës të rifillonte. Barcelona mundi me rezultatin e thellë 5-2 rivalët historikë në “El Clasico” dhe fitoi trofeun e parë sezonal. Gjatë kësaj sfide të zhvilluar në Arabinë Saudite, ndodhi ky episod, të cilin të paktë ishin ata që e vunë re në minutat e para të ndeshjes.

Futbollisti brazilian, që mbante shiritin e kapitenit, u bë protagonist i një situate shumë të veçantë, që nuk ndodh shpesh në fushat e futbollit.

Pse Raphinha largoi çantën mjekësore gjatë trajtimit të Mbappé
Raphinha, në minutën e 17’, largoi çantën mjekësore të stafit të Real Madrid gjatë trajtimit të Kylian Mbappé: për të rifilluar menjëherë loja, numri 11 i Barcelonës mori një qëndrim shumë të fortë, duke marrë edhe kompetencat e arbitrit Gil Manzano e duke i detyruar mjekët e Blancos të largoheshin nga fusha.

Lojtari brazilian veproi në këtë mënyrë të pazakontë, duke shkaktuar pak tension me kundërshtarët, por arriti qëllimin e tij: rifillimin e menjëhershëm të lojës, në një moment kur Barcelona ishte në disavantazh 1-0. Raphinha pati një përplasje të vogël me Valverde dhe Rudiger për këtë veprim të tij, por situata u normalizua shpejt dhe ndeshja vazhdoi pa probleme.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top