Katari dorëzon draftin e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit

Një marrëveshje për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve është shumë pranë të ndodhë, pasi një draft përfundimtar u është dorëzuar Izraelit dhe Hamasit nga ndërmjetësi Katari, për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Kështu ka njoftuar një zyrtar i informuar mbi negociatat për Reuters, ku një përparim u arrit në Doha pas mesnate gjatë bisedimeve midis ekipit negociator të Izraelit, të dërguarit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për Lindjen e Mesme dhe kryeministrit të Katarit.

Lufta në Gaza vazhdon të jetë shqetësuese në Lindjen e Mesme, e cila u shkaktua nga sulmi shkatërrues i terroristëve të udhëhequr nga Hamas mbi Izraelin më 7 Tetor të vitit 2023.

Në anën tjetër, rikthimi i Donald Trump si president i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, pas fitores së tij në zgjedhjet e Nëntorit të 2024 përballë Kamala Harris, shihet si një mundësi e mirë për zgjidhjen e konflikteve mes dy vendeve./tvklan

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top