Guardiola tërbohet me një grup djemsh: “I njoh fytyrat tuaja, ejani më”

Anglia përjetoi një fundjavë intensive futbolli nën hijen e magjisë së FA Cup. Ndër ekipet e përfshira ishte edhe Manchester City i teknikut Pep Guardiola, që mposhti bindshëm Salford City, një skuadër e League Two, me rezultatin 8-0. Me këtë fitore, Citizens siguruan një kalim të lehtë në raundin e katërt të kompeticionit, ku do të përballen me Leyton Orient ose Derby County. Por ajo që ndodhi pas ndeshjes tërhoqi më shumë vëmendje sesa fitorja e thellë në fushë.

Protagonisti ishte vetë Guardiola, i cili kohët e fundit është bërë shpesh temë diskutimi për performancën e papritur të dobët të Manchester City në kampionat dhe në Champions League, si dhe për reagimet e tij virale. Kësaj here, trajneri spanjoll u përfshi në një incident tjetër, kur disa djem iu afruan duke i kërkuar autografe në disa suvenire të Manchester City. Ngjarja ndodhi afër shtëpisë së tij dhe Guardiola nuk e priti aspak mirë: “Mos ejani më, nuk do t’jua them përsëri, i njoh fytyrat tuaja.”

Të rinj që shesin suvenire me firmë
Guardiola kishte vënë re që fytyrat e këtyre djemve i kishte parë disa herë më parë. Qëllimi i tyre ishte të shisnin online suveniret e nënshkruara nga ai dhe të përfitonin financiarisht. Kjo praktikë është mjaft e përhapur në Angli dhe Spanjë dhe ka shkaktuar pakënaqësi tek shumë futbollistë të La Ligës, të cilët kanë refuzuar të firmosin ose janë zemëruar me kërkuesit e autografeve. Guardiola, ndonëse u përpoq t’u plotësonte kërkesën, shfrytëzoi momentin për t’u dhënë një mësim për jetën, duke u përpjekur t’u shpjegojë që jeta nuk përbëhet vetëm nga kjo.

Fjalët e Guardiolës për djemtë: “Mos ejani më”
“Shkoni në shkollë dhe përgatituni, djem, jeni të rinj, mos humbni kohë këtu,” – tha me tone të ashpra Pep. “A mendoni ta kaloni jetën tuaj duke bërë këtë gjë, sinqerisht?”, shtoi ai. Guardiola vazhdoi: “Përgatituni më mirë, ju lutem, kjo nuk është gjithçka. Cilat janë ëndrrat tuaja? Më thuaj, çfarë ëndërron? Stërvitu, stërvitu për dreq!” – tha ai duke i nxitur të largohen. Trajneri u largua duke i lënë djemtë të hutuar dhe në siklet nga kjo qortim i papritur.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top