Video/ Nikaj i heq buzëqeshjen Veselinovic: Skënderbeu ndal në shtesë Partizanin

Logjike! Largimi i katër titullarëve më të rëndësishëm në merkato ka kosto dhe Partizani e provoi që në ndeshjen e parë të vitit 2025. Mbyllet 1-1 me Skënderbeun e vendit të fundit, që rrëmben barazimin në kohën shtesë me golin e shënuar nga Nikaj. Nuk shërbeu për asgjë ndeshja në shtëpi, apo edhe avantazhi i Bintsouka në fundin e pjesës së parë. Partizani ndal hapin dhe humb mundësinë për të marrë vendin e parë.

Në Arenën e Demave u luajt një sfidë pa shumë spektakël mes dy skuadrave. Partizani u mundua të ishte më kërkues në pjesën e parë, për të vënë diktatin e tij, duke qenë se luante kundër korcarëve që mbyllin renditjen. Avantazhi erdhi me Bintsouka në minutën e 42’, por të kuqtë nuk e mbyllën dot lojën.

Tekniku Veselinovic ankohet për mungesat dhe funksionimin e klubit: “Jam munduar të shpjegoj se ku jemi, ku kemi qenë në raportet dhe ambiciet që ka klubi. Kam shpjeguar gjithçka nëpërmjet argumentëve. Ne sot luajtëm pa pesë lojtarë të cilët janë liderë të ekipit. Pak para stërvitjes të së martës, jam njoftuar se nuk do kem Mba në ekip. Dje në stërvitje dhe sot në ndeshje kemi pasur në protokoll 15 lojtarë pa portierë. Nuk e di se sa seriozisht e kanë marrë raportin njerëzit të cilët ua kam dërguar atë. Nuk kemi 3 përforcime, por vetëm një që është Padestrlau. Përsa i përket Guxhufit ai ka ardhur, por asnjë nuk më ka informuar që do të firmosim me të”, tha Veselinovic nervoz.

 

Korçarët morën kontrollin e lojës në pjesën e dytë, teksa bënë disa lëvizje duke hedhur në fushë afrimet e reja, për të tentuar barazimin. U duk një ndeshje e mbaruar, por në aksionin e fundit, në një krosim nga e majta e sulmit, Nikaj gjeti devijimin e duhur për të barazuar rezultatin në shtesën e ndeshjes. 1-1 dhe një pikë e rëndësishme për moralin korçarëve, ndonëse Gjoka ende nuk e ka shijuar fitoren në krye të bardhekuqve. Gjithësesi, ndalimi i ekipit të Veselinovic në transfertë është një rezultat i të gjithë respektit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top