Kapshtica vijon të jetë e bllokuar për kalimin e autobusëve

Lëvizja e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë drejt Greqisë vijon të jetë i bllokuar për shkak të motit të keq. Mësohet se shërbimi për largimin e dëborës dhe kriposjen nuk është ndërprerë gjatë gjithë natës dhe se do të vijojë pa ndërprerje edhe gjatë ditës.

Çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër-Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor. Autoritetet kanë apeluar që drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore ose zinxhirë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top