Moti i keq dhe reshjet e dendura të dëborës, bypass-i i Murrizit vijon i bllokuar

Moti i keq ka paralizuar prej 24 orësh disa nga zonat e vendit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Situata mbetet problematike në Rrugën e Arbrit, ku bypassi i Murrizit vijon të jetë i bllokuar.

Ndërkohë në qarkun e Dibrës, shumë njësi administrative janë të bllokuara, përfshirë Lurën, Kalanë e Dodes, Selishtën, Ostrenin dhe Trebishtin, ku lartësia e borës ka arritur deri në 70 cm.

Nga ana tjetër në disa fshatra ka munguar energjia elektrike për më shumë se 24 orë. Sipas informacionit të marrë, në disa zona të thella nuk do të vazhdojë procesi mësimor.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top