Video/ Inter kthehet të fitojë pas 5 ndeshjesh: dorëzohet Empoli, Ismajli sheh ‘LuLa’ të fluturojë

Inter rikthehet te fitorja në kampionat. Pasi kaloi në gjysmëfinalen e Champions League, skuadra e Simone Inzaghi mposhti 3-0 Empoli në javën e 31 të Serie A. Zikaltrit nuk fitonin prej pesë javësh ndaj dhe suksesi ndaj Ismajlit e të tjerëve ishte fondamental. Në Castellani, në pjesën e parë, ishte Inter që bëri ndeshjen. Megjithatë, vendasit shkuan më pranë golit me Cambiaghi dhe Baldanzi. Në pjesën e dytë, pastaj, Lukaku zhbllokoi ndeshjen. Belgu i dha drejtim sfidës pastaj me golin e dytë (48′ dhe 76′). Lautaro në fund (88′) mbylli llogaritë me Empolin.

Lukaku zhbllokohet, Interi rikthehet të vrapojë në kampionat. Ky është verdikti i ndeshjes në Castellani. Pas një pjese të parë të ngadaltë dhe zero gjuajtje në portë, Interi u diferencua në pjesën e dytë. Zikaltrit u kapën fort pas Big Rom për t’iu përgjigjur prezent betejës për zonën Champions League. Skuadra e teknikut Inzaghi rrëmbeu tre pikët, që kishin munguar për një kohë të gjatë në Serie A. Tre gola dhe tre pikë, në fakt. E gjitha në fund të një ndeshje që nisi në qetësi dhe u mbyll në kontroll, duke konfirmuar hendekun teknik dhe fizik. Inter përfitoi mbi të gjitha nga entuziazmi dhe dëshira e Lukaku për revansh, autor i një dygolëshi dhe një asist. Asgjë për të bërë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Ardian Ismajli, i dorëzuar para sulmuesve zikaltër.

NJË PIKË NË PESË NDESHJET E FUNDIT…
Inter u rikthye te fitorja në kampionat. Pas katër humbjeve dhe një barazimi në pesë ndeshjet e fundit, skuadra e teknikut Inzaghi mposhti Empolin në transfertë (0-3) falë dygolëshit të belgut dhe finalizimit të Lautaro Martinez. Zikaltrit kalojnë për momentin Milan në renditje dhe tani mund të përqendrohen në kthimin e gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Juventus, të mërkurën.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top