Këtë të enjte territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Kjo do të sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara në dy skajet veri dhe jug të territorit. Orët e pasdites dhe në vijim të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave, por në sasi të pakta.
Ndërkohë në zonat malore në lartësinë mbi 1000 metra do të ketë reshje dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 19°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.