Bileta më e shtrenjtë në Stamboll është 690 euro: UEFA publikon çmimet për finalen e Champions

Champions League ka mbërritur tashmë në aktin e parafundit dhe përplasjet nuk mund të jenë më interesante. Këto janë padyshim gjysmëfinalet më të bukura dhe të ekuilibruara ndonjëherë, të servirur nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube. E në këtë pikë, duke parë edhe interesimin e jashtëzakonshëm, edhe çmimet kanë fluturuar.

Vetëm katër skuadra kanë mbetur në garë, duke kërkuar një biletë për finalen e madhe të Stambollit. Akti i fundit i Champions është programuar të zhvillohet me 10 qershor në ‘Ataturk Olympic Stadium’. E tani UEFA ka publikuar edhe çmimet e biletave për finalen e madhe të Stambollit. Çmimet e biletave për finalen e Champions të këtij sezoni do të jenë të njëjta si në vitin 2022 në Paris, ka njoftuar UEFA.

Duke u futur në detaje, biletat janë ndarë në katër kategori. Bileta më e lirë është 70 euro, ndërsa ajo më e shtrenjta 690 euro. Gjysmëfinalet e Champions League do të diskutohen mes Milan e Inter dhe Manchester City e Real Madrid. 4 skuadra që do të luftojnë për finale e madhe. E ku për herë të parë pas 6 vitesh do të jetë një skuadër e Serie A. Çdo finalist do të ketë të drejtën e 20 000 biletave, ndërsa numri i tifozëve që pritet të jetë i pranishëm në stadiumin Olimpik në Stamboll është 72,000 persona.

 

MOTIVI

Publikimi i çmimeve dhe mundësia e rezervimit të tyre synon të shmangë kaosin e ndodhur në finalen e vitit të kaluar. Në Paris, dhjetëra tifozë u përpoqën të futeshin me forcë në stadium për finalen Real Madrid-Liverpool.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top