Rama para zgjedhjeve, ul çmimin e energjisë për vetëm një vit

Edi Rama deklaroi se çmimi i energjisë elektrike do të ulet prej shkurtit, por vetem për vitin 2025.

Me vetëm katër muaj larg fushatës, Rama shprehet se ky vendim e mbush atë me krenari.

“Do të ndajmë me publikun një arritje që është nga domethënëset e qeverisëse sinë, uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike. Është një fakt i cili na mbush me krenari po të marrim parasysh se nga çfarë humnere e kemi nisur ngjitjen deri në këtë pikë.

Nga ana tjetër, pot ë marrim parasysh se Çmimit të energjisë në kohët e sotme është në kundërtendecë të plotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë, ku çmimet e energjisë janë rritur.

Kjo masë është më shumë se sa e mirëmenduar, e diskutuar gjerësisht në të gjitha nivelet.” – u shpreh Edi Rama.

Çmimi i energjisë do të faturohet në mënyrë progresive, në bazë të konsumit, kush harxhon më pak paguan më pak dhe anasjelltas.

Në mbledhjen e sotme të Entit Rregullator të Energjisë është vendosur ulja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që përdorin deri në 700 kilovat. Duke nisur nga 1 shkurti deri në 31 dhjetor të këtij viti, çmimi i energjisë do të jetë 8.5 lekë për familjarët që shpenzojnë deri në 700 kilovat.

Për ata që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do të jetë 9.5 lekë për kilovat, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë për familjet.

“Propozojmë që për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 KëH, çmimi të jetë 8.5 lekë. Ndërsa për ata që shpenzojnë nga 701 KëH e më tej, çmimi do të jetë 9.5 lekë për KëH. Të gjitha çmimet e tjera për secilën kategori konsumatorësh të mbeten të pandryshuara”, tha drejtor i Tarifave i OSHEE.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top