Gafat nuk kanë fund, eliminuan United nga Europa League: Maguire e De Gea e kanë mbyllur me Ten Hag

Eliminimi i turpshëm nga Sevilla ishte ‘dora’ e fundit. Harry Maguire e David De Gea kanë fundosur Red Devils me gabimet e tyre. Të dy ishin protagonistë negativë në eliminimin në cerekfinale përballë Sevilla. Nuk mund të shkonte më keq për Manchester United që ishte favoriti kryesor për trofeun e Europa League. Në avantazh 2-0 në Old Trafford, në 10 minutat e fundit dy autogolë një prej të cilëve i Maguire i coi shifrat në 2-2. Në kthim pastaj andaluzianët u imponuan 3-0. E dy fajtorët kryesorë për eliminimin e United ishin Harry Maguire dhe David de Gea.

E me sa filtron nga mediat ishullore, gabimet e tyre do t’i kushtojnë dy lojtarëve largimin nga Manchester United. The Sun ka bërë të ditur se trajneri Erik Ten Hag tashmë i ka bërë të qarte klubit se nuk llogarit më shërbimet e De Gea dhe Maguire për sezonin e ri. Portieri spanjoll ka kontratë me Red Devils deri në verë. Klubi ka opsionin për t’ia rinovuar kontratën, por duket se një gjë e tille nuk do të ndodhë.

 

Në anën tjetër Maguire ka kontratë më afatgjatë me gjigantin anglez, por qendërmbrojtësi i kombëtares e ka mbyllur në Old Trafford. Në fakt, në klub, Ten Hag do të bëjë një spastrim të vërtetë. Holandezi dëshiron të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ri. Raphal Varane, Lisandro Martinez, Casemiro, Fred, Antony, Marcus Rashford, Christian Eriksen, Bruno Fernandes, Jadon Sancho e Luke Shaw janë të vetmit që e kanë të sigurt qëndrimin te United.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top