Donald Trump flirton me idenë për blerjen e Grenlandës, djali i tij shkon për vizitë

Donald Trump Jr pritet të vizitojë Grenlandën sot pasi babai i tij, presidenti i zgjedhur Donald Trump, ka shprehur sërish interes për të fituar kontrollin mbi ishullin Arktik.

Shefi i Punëve të Jashtme të Grenlandës, Mininnguaq Kleist, tha se Trump Jr do të mbërrinte për një vizitë private të martën. Reuters raporton se Trump Jr gjatë vizitës së tij do të regjistrojë një video për një podcast, raporton Sky.

Vizita e Trump Jr vjen pasi babai kërkon zotërimin ose kontrollimin e Grenlandës, një territor autonom i Danimarkës, pasi fitoi zgjedhjet në SHBA.

Kryeministri i Grenlandës, Mute Egede, hodhi poshtë deklaratat e Trump, duke thënë se “Grenlanda është e jona. Ne nuk jemi për shitje dhe nuk do të jemi kurrë. Ne nuk duhet të humbasim luftën tonë të gjatë për liri.”

Ishulli më i madh në botë ndodhet midis oqeanit Atlantik dhe Arktik, është 80% i mbuluar nga një shtresë akulli dhe është shtëpia e një baze të madhe ushtarake amerikane.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top