Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë elektrike

Nga data 1 shkurt e këtij viti do të nisë ulja e çmimit të energjisë elektrike. Enti Rregullator i Energjisë, do të nisë të martën shqyrtimin e aplikimit për çmimin e shitjes me Pakicë për Klientët e Shërbimit Universal për periudhën 1 shkurt-31 dhjetor 2025, për të përcaktuar dhe nivelin e ri të tarifave.

Burime zyrtare thanë për TV SCAN, se ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, ç’ka do të thotë për bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore apo për furrat e bukës nuk do të ketë ndryshime.

Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare për energjinë është 9.5 lekë, pa TVSH apo 11.4 lekë, me TVSH. Ndërkohë aplikimi që ka depozituar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk është bërë publik, duke mos dhënë informacione mbi nivelin e ri të çmimit të kërkuar nga ky dikaster.

Ndryshimi i tarifave që paguajnë familjet për energjisë elektrike, u paralajmërua nga ministrja e Infrastrukturs dhe Energjisë, Bleinda Balluku, e cila shtoi se vendimi bazohet në performancën pozitive të kompanive publike të energjisë./Scan

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top