SHBA “pushtohet” nga dëbora, 7 shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Shtatë shtete amerikane kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi stuhia e dimrit vazhdon të godasë. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) po paralajmëron se disa zona janë në rrezik të shohin reshjet më të mëdha të borës në të paktën një dekadë. Stuhia është përhapur në të gjithë SHBA që nga e shtuna, duke prodhuar borë të madhe dhe akull të konsiderueshëm, duke i bërë kushtet e rrugëve gjithnjë e më të rrezikshme, shkruan Sky News.

Më shumë se 60 milionë njerëz në rreth 30 shtete kanë qenë nën alarmin e motit, ndërsa NWS ka paralajmërime për reshje të mëdha bore nga Kansas dhe Misuri në New Jersey. Stuhia e dimrit po nxitet nga një vorbull polare, e vendosur zakonisht rreth Polit të Veriut, e cila është zhytur në jug dhe shtrihet nga midis Maleve Shkëmbore në Maine.
Guvernatorët nga Maryland, Misuri, Arkansas, Kansas, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore dhe Kentaki kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në përgjigje të stuhisë. Guvernatori i Maryland, Wes Moore u kërkoi banorëve të “qëndrojnë larg rrugëve”, ndërsa një deklaratë e qeverisë vuri në dukje se shteti do të shohë reshjet më të mëdha të borës pas mesnatës të së hënës.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top