“SPAK, organizatë kriminale” shënimi që Berisha la në prokurorinë e posaçme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së detyrimit për paraqitje, të vendosur nga Apeli i GJKKO më datë 3 janar.

Krahas firmosjes së dokumentit, Berisha ka lënë një mesazh drejtuar gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke e përdorur këtë mundësi për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj institucioneve të drejtësisë.

Në mesazhin e tij, Berisha sulmon gjyqtarin që i riktheu masën e sigurisë dhe nënvizon se do të vazhdojë të denoncojë lidhjet e organit të akuzës me krimin e organizuar.

Ai shkruan: “Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria, në kundërshtim me Kushtetutën, kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do të denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin, si një organizatë kriminale.”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top