Lionel Messi “injoron” Joe Biden, nuk shkon në Shtëpinë e Bardhë: ja çfarë ka ndodhur

Ylli i Inter Miami, Lionel Messi, ka shkruar një nga kapitujt më “kuriozë” të karrierës së tij të jashtëzakonshme, këtë herë jashtë fushe. Gjeniu argjentinas u nderua me “Medaljen Presidenciale të Lirisë”, dekorata më e lartë civile në Shtetet e Bashkuara, nga presidenti në largim, Joe Biden.

Edhe Magic Johnson ishte i pranishëm
Megjithatë, numri 10 argjentinas nuk u paraqit në ceremoninë e ndarjes së çmimit, e cila u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë. Një moment që mund të kishte simbolizuar një takim historik midis sportit dhe politikës, por që përfundoi me mungesën e “La Pulga”. I pranishëm ishte tjetër i nderuar “i veçantë”, legjenda e basketbollit Earvin “Magic” Johnson, një nga figurat më ikonike të NBA-së.

Pse nuk u paraqit?
Sipas asaj që ka raportuar vetë Messi, ai nuk mundi të merrte pjesë në ceremoni për shkak të një angazhimi të mëparshëm. Sulmuesi dërgoi gjithashtu një letër zyrtare në Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar ndjesë për mungesën e tij, duke theksuar se ky nderim ishte një burim i madh krenarie për të:

“Është një nder i madh të marrësh këtë çmim. Fatkeqësisht, kam një angazhim të mëparshëm dhe nuk do të mund të marr pjesë në ceremoninë në Shtëpinë e Bardhë. Por dua të dini që e vlerësoj thellësisht këtë gjest”.

Messi, i njohur për natyrën e tij të rezervuar dhe larg vëmendjes mediatike jashtë fushe, la të kuptohet se mungesa e tij nuk lidhej me arsye personale apo politike, por ekskluzivisht me angazhime të paanashkalueshme.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top