Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Delvinës në zgjedhjet e 14 majit, Ilir Mehmeti. Nga atje Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama ka shpenzuar 22 milionë euro për fluturime me avion privat më dhomë gjumi, ndërsa sot “kap lopatën që të duket si qengj para zgjedhësve”. Berisha e cilësoi atë si një “mashtrues ordiner”, ndërsa shtoi se ky i fundit ka frikën e ballafaqimit me qytetarët për vjedhjet e tij.
“Njeriu që shpenzon 22 mln euro avion personal me dhomë gjumi dhe tani do të duket njeri i lopatës. Mbulon me lopatë vjedhjet e tij, frikën e tmerrshme nga ballafaqimi. Beson se tani meqë më kanë quajtur mua sulltan, tani duhet të dukem njeri i thjeshtë, njeri i lopatës.
14 Maji janë zgjedhjet e fatit tonë sepse po t’i japësh pushtet më tej këtij njeriu që nuk ka lënë pasuri pa i vjedhur shqiptarëve. Do të ishte një vetëdënim që do i bënim vetes, Një dënim për të ardhmen e vendit, fëmijët tanë. Duhet të bëjmë gjithçka që të vendosim pluralizmin më 14 Maj. Të japim sinjalet që vjeshta të jetë fundi i tij i turpshëm. Ai fund duhet t’i vijë nga shqiptarët” – u shpreh Berisha.
Ai u shpreh se edhe ai po të ishte i ri do të largohej me kushtet që ata kanë vënë në universitete si asnjë shtet tjetër në botë.
“Edhe unë po të isha i ri do ikja. Mesatarja e ngrenë dhe në universitet nuk shkojnë dot. Shkojnë vetëm fëmijët e të pasurve. Asnjë shtet nuk e bën këtë. Ku thotë do marr punëtorë nga India, Sri Lanka dhe Bangladeshi se ata nuk votojnë. Ai ka frikë votën tuaj. A ka njeri që mund të thotë një gjë të tillë? Që ata janë mirë që nuk votojnë. Kohë e pazakontë për ne. Na shndërruan në një komb mysafir në tetë vite ne”, – tha Berisha.
“Nga viti 2005-2013 përveç të ardhurave me taksa të përgjysmuara në krahasim me sot e rritëm borxhin me 4.2%. Shqiptarët po ikin sepse ndihen më të varfër. Dhe varfëria të pret shpresën. Ka mbjellë një mln pemë thotë kryetari i bashkisë së kryeqytetit. Ka vjedhur për 1 mln fidane. Ka mbjellë 10mijë dhe ka vjedhur 990 mijë. Një fidan pishe 5500 euro. Paratë tuaja. Nuk ka qeveria para. Ua merr ju me taksa dhe sot kam mbjellë 1 mln pemë” – tha kreu i PD-së.