Rashford, shansi i madh për Milan: propozimi i Man. United e shifrat e operacionit

Milani nuk ka kaluar një pjesë të parë të sezonit ideal. Kuqezinjtë kanë hasur vështirësi të mëdha në Serie A dhe tani ndodhen të detyruar të ndjekin skuadrat e kreut, me një distancë që është bërë dukshëm e rëndësishme. Megjithatë, asgjë nuk ka përfunduar, gara për Champions League mbetet e hapur dhe sezoni është ende i gjatë. Sidomos nëse fanellën e tyre e vesh një si Marcus Rashford.

Ndërkohë, Paulo Fonseca është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës dhe në vend të tij është emëruar Sergio Conceição. Starti për trajnerin portugez ishte fantastik, duke mundur Juventusin e drejtuar nga i biri, falë dy gabimeve të bardhezinjve, dhe duke siguruar finalen e Superkupës Italiane kundër Interit. Pas finales, Milani duhet të mendojë për merkaton, pasi nevojiten disa përforcime gjatë kësaj merkatoje janari. Një nga emrat që është propozuar drejtpërdrejt është ai i Marcus Rashford.

Sa e realizueshme është pista Rashford?
Manchester United tashmë ka vendosur të shesë Marcus Rashford dhe dëshiron ta bëjë këtë gjatë kësaj merkatoje dimërore. Lojtari duket se është “i ndarë” nga klubi dhe largimi i tij sa më i shpejtë mund të jetë në të mirë të të gjitha palëve – për të, që të rifitojë formën, dhe për United, që të kursejë një shumë të konsiderueshme parash duke hequr nga barra pagën e tij të lartë.

Midis skuadrave të interesuara janë edhe disa italiane. Nëse Juventus duket më i orientuar drejt Joshua Zirkzee, Milani është shënjestra e drejtpërdrejtë e propozimit të United gjatë ditëve të fundit. Kuqezinjtë janë të interesuar për lojtarin, por problemi kryesor mbetet paga e tij, pasi anglezi përfiton gati 10 milionë euro neto në sezon.

Propozimi i United
Manchester United, për ta larguar, është i gatshëm të lehtësojë transferimin si për termat e marrëveshjes – ndoshta një huazim me të drejtë blerjeje – ashtu edhe për aspektin financiar, duke u angazhuar të mbulojë një pjesë të pagës së Rashford për të favorizuar transferimin e tij. Tani i mbetet Milanit të vendosë nëse do të thellojë bisedimet me klubin anglez apo do të heqë dorë nga kjo pistë.

Lexo më tej: Rashford në krizë, duhet një shkundje e Gascoigne ka recetën: “Duhet të bëjë si bëra unë”

Bisedimet ndërmjet palëve kanë ndodhur, por nuk priten zhvillime të reja deri pas kthimit të skuadrës nga Italia. Finalja e Superkupës është caktuar për nesër në mbrëmje, kështu që bisedimet pritet të rifillojnë jo më herët se gjysma e javës së ardhshme. Në çdo rast, ideja e Rashford në Serie A është intriguese, jo vetëm për Milanin, por edhe për të gjithë tifozët e futbollit, pasi bëhet fjalë për një lojtar që ka treguar gjëra të mëdha te Manchester United.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top