Inaugurimi i presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së do të bëhet më 20 janar. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në këtë ngjarje, por theksoi se do ta bënte këtë vetëm me ftesë të drejtpërdrejtë të Donald Trump, sipas një interviste mes liderit ukrainas dhe gazetarit amerikan Lex Fridman.
Gjatë bisedës, intervistuesi i bëri një ftesë Zelenskyy për të marrë pjesë në inaugurimin presidencial të SHBA-së, ndërsa udhëheqësi ukrainas shprehu dëshirën për të qenë i pranishëm.
“Do të doja, sigurisht që do të mendoj se çfarë po ndodh atëherë në luftë, sepse ka momente vështirësish, përshkallëzimi, shumë raketa etj., por sinqerisht, mirë, nuk mundem, nuk mund të vij, veçanërisht gjatë luftës, nëse Presidenti Trump nuk më fton personalisht”, tha Zelenskyy.
Më tej ai ka theksuar se nuk është tip lideri që paraqitet pa ftesë, duke u shprehur se nuk mund t’ia lejojë vetes një gjë të tillë.
“Nuk jam i sigurt se është e duhura të vij, sepse e di që në përgjithësi liderët për disa arsye nuk ftohen zakonisht në inaugurimin e presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Epo dhe unë e di që ka liderë që thjesht mund të vijnë”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi së fundmi se pas inaugurimit, fokusi i Donald Trump fillimisht do të jetë në çështjet e brendshme, por Ukraina dhe Lindja e Mesme do të mbeten prioritete në politikën e tij ndërkombëtare. Zelenskyy theksoi gjithashtu se plani i liderit amerikan për t’i dhënë fund luftës duhet të përputhet me vizionin e Ukrainës
Etiketa: trumpZelensky