Kushtet atmosferike në Angli: Merret vendimi përfundimtar për ndeshjen Liverpool-Manchester United

Pas problemeve të krijuara si rrjedhojë e reshjeve të borës në Angli, dy mbledhje sigurie u mbajtën në Liverpool sot për të marrë vendim për ndeshjen me Manchester United.

Edhe pse pati mundësi që ndeshja të shtyhet, Liverpool njoftoi më herët se përballja me Man United do të luhet siç ishte paraparë.

Kjo ndeshje në Anfield do të fillojë prej orës 17:30.

Sa i përket ecurisë së ekipeve, Liverpool po lufton për titull ku me një fitore eventuale shkëputet 8 pikë nga vendi i dytë, ndërsa United po dergjet në pjesën e poshtme të tabelës me 22 pikë në 19 ndeshje.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top